Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka dënuar vrasjen e dhjetëra civilëve në Karmatorsk.

Ajo shkruan në “Twitter”, se këto fakte, janë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus në Ukrainë. Xhaçka thekson më tej se këto s’janë të izoluara, por është bërë pjesë e aktivitetit ushtarak të Rusisë.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Vrasja e dhjetëra civilëve në #Kramatorsk një ditë pasi u pezullua nga #HRC për shkak të mizorive që ka kryer në #Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të luftës agresioni të #Rusisë. Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë standarde e aktivitetit ushtarak të #Rusisë . Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë.

Artikulli paraprak“NUK ËSHTË MOMENTI PËR T’U TREGUAR EGOIST”, SALAH TREGON SITUATËN PËR RINOVIMIN ME LIVERPOOL
Artikulli tjetërNIS KONGRESI I PARTISE SOCIALISTE, PUBLIKOHET AGJENDA