Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën në Serbi, ku një 14-vjeçar me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore.

Postimi i plotë i Ramës

Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike. Këto janë momentet në jetë kur ne të gjithë e kuptojmë se njerëzimi ynë është gjëja më e vlefshme që të gjithë kemi të përbashkët dhe kur dhimbja dhe pikëllimi na kujtojnë vlerën e bashkimit në kohë të mira dhe të këqija. U prehshin në paqe ata që u ndanë nga jeta