Policia franceze ka arrestuar një çift bashkëshortësh shqiptarë të dyshuar si të përfshirë në sulmin e të enjtes në qytetin e Nicës, ku një kamion shtypi për vdekje 84 persona si dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Arrestimet e orëve të fundit e çojnë në shtatë numrin e të prangosurve, pas atentatit terrorist të tre ditëve më parë. Mediat franceze nuk bëjnë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar, ndërsa kanë konfirmuar se janë me shtetësi shqiptare. Gjatë kremtimit të Festës Kombëtare të Francës, Dita e Bastijes, një i ri tunizian Mohamed Lahouaiej­ Bouhlel, e drejtoi kamionin e tij mbi turmën e njerëzve duke vrarë 84 persona. Ai u ekzekutua në vendngjarje nga policia franceze.  

Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, BASHA-RAMËS: DEBAT? KUR DHE KU TË DUASH!
Artikulli tjetërDEPUTETI SHQIPTAR KUNDËR ERDOGAN: RREZIKON SERIOZISHT CIVILIZIMIN PERENDIMOR