Nje video e dërguar nga emigrantët shqiptarë në Francë.dhe e dilmuar ë filmuar në spitalin e Marsejës tregon per nje shqiptar te masakruar ne nje burg te Frances.

Sipas informacionit te percjelle nga media qe i referohet burimit nga Franca , bëhet fjalë për emigrantin nga Shkodra, 23-vjeçarin, Florenc Beqiri. Ai  është ndaluar para një muaji dhe është dërguar në burg, ku edhe është masakruar barbarisht. Personeli i burgut e ka dërguar atë në spital.

Nga plagët e marra gjendja e tij është rënduar dhe ai ndodhet në vdekje klinike. Me ane të kësaj video, shqiptarët në Francë i bëjnë thirrje autoriteteve të Shtetit Shqiptar që të ndërhyjnë pranë autoriteteve Franceze për sqarimin e këtij rasti.