
Strukturat e mbrojtjes civile kanë intensifikuar përgatitjet në terren, pwr tu perballur me rastet e zjarreve qe mund te shfaqen gjate stines se veres. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bashkive në Prefekturën e Lezhës, duke theksuar nevojën për masa konkrete dhe planifikim të qartë financiar.Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u bëri thirrje bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin që të shfrytëzojnë maksimalisht kapacitetet e tyre, duke përdorur në mënyrë efikase fondet e deleguara nga qeveria përmes fondit të kushtëzuar.
Një rol i rëndësishëm iu atribua edhe Policisë së Shtetit, e cila duhet të rrisë kontrollin e territorit dhe të identifikojë rastet e zjarrvënieve të qëllimshme, duke vënë autorët përpara përgjegjësisë ligjore.
Forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe logjistike mbetet një nga kërkesat kryesore ndaj pushtetit vendor për përballimin me sukses të situatave me zjarret në Prefekturën e Lezhës.






