
Administrata e zonave të mbrojtura ka marrë masat kundër zjarreve. Drejtori rajonal, Agim Dardha tha se puna është organizuar në bashkëpunim edhe me vullnetarë të shumtë, të cilët mbrojnë këtë kauzë, në mënyrë që dëmet e mundshme nga zjarri të jenë minimale.
Vitin e kaluar janë shënuar disa vatra zjarri në qarkun Shkodër, kryesisht edhe në territorin e zonave të mbrojtura ndaj vëmendja e institucioneve këtë vit është që këto raste të parandalohen përmes ndërgjegjësimit, po ashtu edhe ndëshkimi I personave përgjegjës.