
Muaji korrik ka qenë intensiv për strukturat tona në terren, me rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve:
🔹 Janë liruar hapësirat publike në 10 akse kryesore të qytetit, duke krijuar më shumë hapësira të aksesueshme për komunitetin.
🔹 185 telefonata të qytetarëve janë trajtuar dhe zgjidhur nga Salla e Komandimit, një dëshmi e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe efikas.
🔹 Janë përpiluar 317 akte konstatimi dhe janë vendosur 3,012 masa administrative, prej të cilave:
• 81 për kontrollin e territorit
• 2,031 për shkelje në qarkullim
Ky është angazhimi ynë i përditshëm për një qytet më të rregullt, më të sigurt dhe më të jetueshëm për të gjithë.






