Vleresim i shpejtë i situatave të zjarreve dhe marrja e masave me strukturat e pushtetit vendor në të tre Bashkitë e Qarkut të Lezhës.Kjo ka qenë kërkesa e Prefektit të Lezhës Gjergj Prendi gjatë takimit të Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave, në shkallë Qarku, “Mbi marrjen e masave në planifikimin dhe përballimin e mbrojtjes civile dhe krizave, gjatë stinës verore 2023″.

Duhet më teper bashkëpunim me strukturat vendore, ndërsa nuk kanë munguar rastet e përsonave të arrestuar dhe ndjekur penalisht për zjarrvënie tha zvdrejtori i Policisë Vendore në Lezhë Alfred Elezi.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan dhe problematikat e shfaqura gjatë veres së vitit 2022 ku qarku i Lezhës u përball me situata të vështira nga zjarret të cilat shkaktuan dëme të shumta dhe rrezikuan dhe jete njerezish.

Artikulli paraprakBENET BECI NË VELIPOJË: TAKIM ME TË RINJTË QË KANË NEVOJË PËR BESIM E MUNDËSI
Artikulli tjetërLËNDË EKSPLOZIVE BIZNESMENIT NË SHKODËR