POSTIMI I BARDH SPAHIASË

MASHTRIM RILINDAS ME ZË DHE POROSI NGA EDI RAMA!
Nuk përbën çudi që Artan Lame udhëzon vartësit e tij se si t’i mashtrojnë qytetarët, të cilëve u janë premtuar legalizime, sa për t’u marrë votat!
Kjo është mënyra sesi i kanë trajtuar qytetarët, jo për t’u shërbyer por thjesht për t’u marrë votat përmes mashtrimit, pasi prej 8 vitesh taksat ua kanë vjedhur, ua kanë çuar për PPP-të, tendera korruptivë e për të paguar ushtrinë e fuksave në administratë, duke e kthyer shtetin në funksion të Partisë Socialiste, e të një njeriu si Edi Rama, që orienton këtë mashtrim kaq skandaloz, siç e thotë me zë edhe Artan Lame!
Por, mashtrimit e vjedhjes po i vjen fundi!
Pas 4 ditësh shqiptarët do t’i japin atë që meriton Edi Ramës dhe shpurës së tij makute!
Më #25Prill shqiptarët do të çlirohen nga modeli i vjedhjes e mashtrimit.
Ata po e shohin ditë pas dite fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, problemet mendore që zbraz kudo, e madje edhe pranimin e një vepre penale, sic është abuzimi me të dhënat personale të shqiptarëve, e gjitha nga paniku përballë humbjes së sigurtë!
Njeriu që ka kapur çdo pushtet në këtë vend po del zbuluar ditë pas dite në shëmtinë dhe deformimin e një individi që ka dalë jashtë kontrollit!
#25Prill#EdiRamaHUMB👎
#ShqipëriaFITON🇦🇱#LulzimBasha #PD #Nr.9️⃣
#BardhSpahia #Nr.7️⃣✌️