Mashtrime me karburantet, kërkohet dënimi i 6 personave, turq e shqiptar.

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për 6 persona, të akuzuar si të përfshirë në skemën mashtruese “Fullpet”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet, si më poshtë: 1. Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg 2. Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg 3. Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg 4. Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg 5. Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg 6. Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata.

Artikulli paraprakOPOZITA NËNSHKRUAN MEMORADUMIN: NË ZGJEDHJE VETËM ME VOTË DHE NUMËRIM ELEKTRONIK. FIRMOS EDHE DULE
Artikulli tjetërTËRHEQJA E DENONCIMIT, PROPOZOHEN NDRYSHIME NË KODIN PENAL