Në prangat e policisë kineze ka rrënë drejtuesi i një bande i cili fitoi gati tre milionë dollarë duke shitur vaksina të rreme kundër koronavirusit.

Vaksinat e shitura kundër covid-19 në të vërtetë ishin të mbushura me ujë e kripë.

Zyra e prokurorit të lartë të Kinës tha se Kong Mou dhe bashkëpunëtorët kanë mbushur 58 miijë shiringa me kripë dhe ujë dhe i shisnin në Kinë.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria Kineze e Sigurimit Publik ky mashtrim i Kong Mou u bë i ditur për herë të parë më 2 shkurt kur rreth 80 persona u arrestuan në lidhje me mashtrimet me vaksinat.

Të hënën, Prokuroria e Lartë Kineze deklaroi se do të ashpërsojë masat kundër prodhimit të vaksinave të rreme, duke shtuar se kishte më shumë se 21 raste të mashtrimit të vaksinave në shkallë të gjerë në Kinë.

Këtë muaj, Kina miratoi dy vaksina të veta për përdorim të brendshëm.