Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitjes me armë dhe maska.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë lokalit “Grand”, fare pranë Prefekturës së Qarkut të Fierit, pranë qendrës së qytetit. Mësohet se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të grabisin një sasi parash .

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të grabitjes.Ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier,  përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.

Artikulli paraprakAKSIDENTI,ÇIFTI SHQIPTAR HUMB JETËN NË GREQI
Artikulli tjetërREFORMA E UJIT, KRYEMINISTRI RAMA INSPEKTIM