“Zyra per Djem dhe Burra” pjesë e organizatës “Gruaja tek Gruaja”, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi kane organizuar ë forumin e tretë studentor . tema e forumit ishte “Maskuliniteti, Seksualiteti dhe Dhuna” dhe fokusohej ne trajtimin e çështjeve që lidhen me dhunën dhe sjelljet agresive si dhe ndërhyrjet në drejtim të parandalimit të akteve të dhunës, specifikisht duke u ndalur në tema që lidhen me seksualitetin dhe pornografinë. Të ftuar për të mbajtur ligjërata lidhur me këto tema ishin perfaqesues nga zyra te ngjashme ne Zvicer dhe Suedi.

Formumi kishte ne focus 3 workshop-e paralele te cilat u mbajten nga lektorët e huaj ku do angazhohen studentët në qasje praktike lidhur me adresimin e cështjeve të dhunës në familje. “Zyra per Djem dhe Burra” pjesë e organizates “Gruaja tek Gruaja” është një qendër e cila ofron këshillim psikologjik për djemtë dhe burrat që shfaqin sjellje të dhunshme dhe agresive.

Artikulli paraprakFAZA PËRGATITORE, VLLAZNIA RIKTHEHET NË SHTËPI
Artikulli tjetërBIE MASIVI SHKËMBOR, BLLOKOHET RRUGA