Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Mons. Angelo Massafra ka dënuar sulmet terroriste në zemër te Europes ne Bruksel. Në meshën e mbajtur ne katedralen e Shën Shtjefnit, gjate predikimit te tij, Massafra, ka deklaruar se askush nuk mund te vrase ne emër të zotit, duke u shprehur se këto sulme nuk kane lidhje me fenë.
Gjate kësaj meshe, Massafra është shprehur se të gjithë solidarizohen me ketë ngjarje tragjike që trondit, Belgjikën ndërkohe që këto sulme vijnë pas sulmeve të ngjashme terroriste në Paris dhe Stamboll