Në 23 vjetorin e shugurimit si Ipeshkëv i Shkodrës dhe pas kremtimit të meshës per ujin e bekuar, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i bëri të ditur politikanëve shqiptar se do të japin llogari përpara Zotit dhe u kërkoi atyre që të mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë.

Arqipeshkëvi Massafra rikthesoi përgjegjësinë që duhet të kenë politikanët për të perballuar situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit por edhe përgjegjësinë për ndërtimet e dobëta.

Një shqetësim për kishën kalotike në Shkodër është edhe vonesat në këto 30 vite të kthimit të pronave që shteti ashtu si i sekuestroi duhet që t’i kthejë deklaron arqipeshkëvi.
Në meshën e shenjtë në ditën e ujit të bekuar arqipeshkëvi Massafra dha edhe disa mesazhe për besimtarët e pranishëm në katedralën “Shën Shtjefni” gjatë predikimit të tij.