Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra i bëri një thirrje të fortë politikanëve shqiptar për të mos menduar më për veten apo partitë e tyre por për popullin shqiptar. Ky mesazh i arqipeshkëvit erdhi në kremtimin e meshës së shenjtë nga katedralja “Shën Shtjefni” në përkujtim të 30-vjetorit të meshës së parë në Shqipëri më 4 nëntor 1990 e cila riktheu lirinë e besimit në Shqipëri.

Arqipeshkëvi tha se diktatori Enver Hoxha urrente katolikët shqiptar ndërsa solli në vëmendje edhe dy momente nga deklaratat e diktatorit.

Pas meshës së shenjtë u kremtua procesioni nga katedralja “Shën Shtjefni” deri tek varrezat katolike të Rrmajit. Në meshën e shenjtë mori pjesë Ipeshkëvi i Kosovës dhe përfaqësues të tjerë të kishës katolike shqiptare.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 05.11.2020
Artikulli tjetërSHKODËR, QYTETARËT: OFERTAT CELULARE TË LARTA