Problematika e hedhjes së materialeve inerte në lumin “Kir” vazhdon të mbetet kritike. Persona jo të përgjegjshëm vazhdojnë të hedhin një numër të madh të tilla materialesh, duke e ndotur edhe më shumë brigjet e këtij lumi, sidomos përgjatë natës.

Sipas administratorit të njësisë Rrethina, Vlash Pjetri, kjo vjen si pasojë e mungesës së një vend-grumbullimi të materialeve inerte. Sipas tij, duke filluar nga viti 2018, Bashkia Shkodër po punon për gjetjen e një vendi të tillë, në mënyrë që t’i jepet fund njëherë e mirë këtij problem, i cili ka ndikuar shumë ndotjen e brigjeve të lumit. PJETRI: NË 2018-ën .

Sipas tij, në vazhdim, nëse do të kapen makina të tonazhit të rëndë të cilat hedhin materiale inerte, do të përballen me pasoja.  Lumi “Kir”, prej vitesh është bërë pre e dëmtimeve të herë pas hershme. Inertet janë hedhur në brigjet e tij për shkak të mungesës së një vendi grumbullimi të tyre.

Artikulli paraprakUNIVERSITETI I SHKODRËS, DHE NEVOJA PËR TRANSPARENCË
Artikulli tjetërMUAJI I TRASHËGIMISË KULTURORE