Bashkia Shkodër dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë të mundur gjetjen e parave për të shlyer borxhet ndaj 3-ish futbollistëve të këtij ekipi që kapin shifrën e 35 mijë eurove. Lajmi u konfirmua në “Star Sport” nga zyrtari i klubit Lazër Matija.

Në “Star Sport” u diksutua edhe për tema të tjera mes të cilave edhe për akademinë Vllaznia e cila ka shumë problematika aktualisht. Një vëmendje në “Star Sport” mori edhe futbolli dhe basketbolli i femrave.