
Senatori dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi vizitoi këtë të mërkurë kampin e refugjateve në Gjader të Lezhës.Ai u zhvilloi një takim me përsonelin Italian të vendosur në këto struktura dhe gjatë prononcimit për mediat ai tha se Italia ka humbur rreth 1 miliard euro në investime për qendrat e ngritura në Shëngjin dhe Gjader të cilat mund të ishin përdorur për pensionet dhe për rritjen e pagave.Në kushtet e dështimit të kësaj marrëveshje, ish-kryeministri italian Matteo Renzi propozoi që kampi i Gjadrit të shndërrohet në një institucion penal për shtetasit shqiptarë të dënuar në Itali. Sipas tij, kjo do të ndihmonte në uljen e kostove dhe në lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve italiane.
Vizita e Mateeo Renzit në Kampin e Gjadrit vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, por zbatimi i saj vijon të mbetet pezull deri kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut të përcaktojë se cilat konsiderohen vende të sigurta origjine të emigranteve, një listë që do të ketë fuqi për gjithë Bashkimin Europian.