Matura e këtij viti nuk do të ketë ndonjë ndryshim sensitiv nga vitet e tjera edhe pse jemi në kushte pandemie. Ministria e Arsimit Evis Kushi ne një interpelancë me deputetët e kuvendit të nxënësve njoftoi rregullat që do ti nënshtrohen maturantët, dhe tha se provimet do të mbahen si gjithmonë në muajin Qershor.

Në total maturantët do t’ju nënshtrohen katër provimeve tre prej të cilave janë me detyrim dhe një me zgjedhje.

Kushi: Kemi hartuar programe orientuese që lidhen me provimet e maturës pyetjet e testit,peshën që përmban testi, dhe të gjitha detajet e tjera që një maturant që të përgatitet për provim do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë të Arsimit.

Testi i provimeve do të ketë pyetje me shtjellim dhe alternativa. Ministria sqaroi se si do procedohet korrigjimi i tyre.

Kushi: Testi përmban dy metoda. Është i hartuar me pyetje alternativa dhe pyetje me zhvillim.

Testi me alternativa është në një metodë elektronike e cila është pilotuar dy vite me parë metodë që aplikohet nga vendet Evropiane dhe ka rezultuar cilësore sepse rezulton si një proces vlerësimi për testin.Mësuesit tanë vlerësues për provimet me zhvillim janë të zgjedhur dhe do të kryejnë detyrën janë të certifikuar dhe me një eksperiencë të lartë në Arsimin e Lartë. Mësuesit vlerësues trajtohen dhe testohen nga Qendra Arsimore.

Po kur një maturant mund të përjashtohet nga provimi i maturës?

Kushi: Kjo është një pyetje shume e rëndësishme që mund të vijë me pasoja për maturantet për mos respektimin e rregullave. Duke marrë parasysh stresin nga pandemia ne duam të garantojmë një proces të barabartë për të gjithë për të mos i cenuar të drejtën askush.Ne për këtë vit kemi vendosur të ndryshojmë rregulloren dhe nëse një nxënës konstatohet me celular gjatë provimit ai përjashtohet nga provimi por mund ta japë provimin në sezonin e radhës në vjeshtë.

Një maturant përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është përcaktuar, kur komenton me zë të lartë pyetjen apo përgjigjen jep apo merr informacion me shokët ose kopje apo kur refuzon kontrollin nga administratoret. Në këto raste nuk i njihet rezultati por edhe kur ka parregullsi të tjera si një ngjyrë stilolapsi në fletën e provimit, ngjyra të ndryshme në test apo kur përdoret lapsi. Që një maturant të jetë kalues në provim duhet të marrë minimumin e pikëve dhe 15 pikë nga 60 pikë në total që ka testi.

Kushi: Pragu i kalimit është 25 % nga 60 pikë që përmban testi pragu është 15 pikë minimumi që të kalojë na provimin e maturës.Niveli i parë përmban 40 % të testit për një maturant dhe kjo nuk është shume e vështirë të marrë këtë nivel i cili u zbatua edhe vitin e kaluar.

Pyetjes nëse një maturanti i lejohet të zgjedhe një lëndë për provim me zgjedhje, që nuk e ka në shkollë Kushi ju përgjigj.

Kushi: Provimet me zgjedhje kanë një listë që ka 11 lëndë dhe maturantët mund të zgjedhin nga këto lëndë kë të dëshirojë pavaresisht nëse e kanë bërë apo jo në shkollë.Interes nga maturantët pati edhe për studimet jashtëe vendit.

Ministria njoftoi se për ata maturantë që do duan të studiojnë jashtë diplomat do të lëshohen brenda datës 5 korrik.

Kushi: Do të angazhojmë në maksimum stafet tona në mënyrë që rezultatet të shpallen brënda datës 30 Qershor për të gjithë ata maturantë që do të studiojnë jashtë vendit diplomat do të lëshohen brenda datës 5 korrik dhe për të tjerët në datën 15 korrik.Për ata që do të studiojnë jashtë do të kenë një proces të shpejtë jo vetëm në Tiranë por dhe në zyrat Arsimore në të gjitha Bashkitë.