
26 Korriku është data kur maturantët e qarkut të Shkodrës do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre në degët e ndryshme universitare.
2860 maturantë janë vetëm në rrethin e Shkodrës, notat mesatare të të cilëve fillimisht do të hartohen nga drejtoritë e shkollave dhe më pas i hapet rrugë aplikimit për ciklin e parë të studimeve universitare. Megjithatë, aplikimet për universitet do të mundësohen online edhe në dy data të tjera rezervë. Sa u përket përgjigjeve, ato do të publikohen më 28 gusht. Provimet e maturës shtetërore nisin me gjuhën e huaj në 5 qershor për t’u pasuar me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë më datë 10, matematikën 15 dhe 2 provimet me zgjedhje në datë 23 qershor.






