Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar tashmë edhe rezultatet e fundit të “Maturës Shtetërore 2019”, ato të provimit me zgjedhje. Kujtojmë se provimi i lëndëve me zgjedhje u zhvillua me 24 qershor dhe në total këtij provimi i janë nënshtruar 35,466 nxënës. Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %.

Gjatë muajit qershor maturantët iu nënshtruan provmeve shtetërore në lëndët Gjuhë e Huaj (Anglisht), Gjuhë Shqipe – Letërsi, Matematikë dhe Lëndë me zgjedhje. Këtë vit risi ishte kurrikula e re e ngjashme me atë të sistemit amerikan ku pyetjet me alternative vlerësohen nga sistemi dhe nuk korrigjohen nga mësuesit.

Rezultatet e bëra publike kanë treguar shifra alarmante sa I përket notave me të cilat janë vlerësuar maturantët në këto provime. Në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi pothuaj 2 mijë maturantë kanë ngelur, duek treguar kështu nivelin e vështirë të provimit por edhe përgatitjen e maturantëve të cilët do t’I drejtohen në vjeshtë auditoreve për të vazhduar studimet universitare.

Në Shkodër dhe Vaun e Dejës rreth 2200 maturantë u nënshtruan këtyre provimeve. Gjatë muajit korrik pritet të bëhen publike datat zyrtare për plotësimin e formularëve të aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitetet publike dhe private në vend.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVELIPOJË, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËVE TË BRENDSHME
Artikulli tjetërMETA SULMOI AMBASADORËT/ RUDINA HAJDARI: NDIHEM E TURPËRUAR, KËRKOJ FALJE PËR KËTË ÇMENDURI