ADMINISTRATORËT NGA KUKËSI, LUSHNJA DHE VLORA, SHKELËN RREGULLAT. Provimet e matures shtetore kane sjelle pasoja per disa administrator. MAS i ka kërkuar komisionit të Maturës Shtetërore dhe DAR masë administrative për largim nga puna për shkelje të rregullores në provimin e gjuhës dhe matematikës, për 11 administratorë, në Kukës, Lushnjë dhe Vlorë. 9 prej këtyre mësuesve janë nga qyteti i Lushnjës.

Në qytetin e Lushnjës është mbledhur komisioni i administrimit të provimeve dhe është propozuar masa administrative largim nga puna për 9 mësues. Mësohet se këta punonjës të arsimit kanë shkelur rregullat për kryerjen e provimeve të maturës shtetërore, konkretisht në provimet e gjuhës dhe matematikës. Nderkaq Pritet vendimi i këtij komisioni për të vendosur largimin përfundimtar të mësuese që shkelën rregulloren. Paraprakisht administratoret jane vene ne dijeni te pergjegjesive nese do te kete shkelje te rregullave te percaktuara ne rregulloren e matures shteterore per vitin shkollor 2014-2015 por mesa duket edhe kete here rregullorja ka caluar. Sanksionimi I ketyre administratoreve me largim nga puna mendohet se mund te pasohet me te tjere ne qytete te tjera ku ka dyshime se ka pasur shkelje te rregullores se matures.

Artikulli paraprakBJESHKA: TË VERBËRIT PO ULEN NGA URBANËT E QYTETIT
Artikulli tjetërFILMI “BURRNESHAT” MERR ÇMIM NË ITALIAN GOLDEN GLOBES