Janë publikuar sot rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025. Maturantët mund të kontrollojnë notat e tyre në sistemin digjital përmes linkut zyrtar të publikuar nga QSHA.

Në provimin e Matematikës morën pjesë gjithsej 25,824 maturantë. Prej tyre, 673 nxënës kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa 166 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë.

Sipas statistikave zyrtare, kalueshmëria e këtij provimi është 97.39%, ndërsa nota mesatare kombëtare është 6.47.

Artikulli paraprakGJKKO E LA NË QELI, REAGON KREU I PL: NUK KA FUQI QË MBYT TË VËRTETAT E ILIR METËS!
Artikulli tjetërSOCIALISTËT VOTOJNË LIGJET TË VETËM! MIRATOHEN NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR SPORTIN