Maturantët e gjimnazit “Oso Kuka” dolën në proteste pak orë pasi mbyllën provimin e matematikës. Ata hedhin akuza ndaj ministrisë së arsimit për një teze të nivelit të lartë të vështirësisë, si dhe keqadministrim nga ana e të deleguarve nga Tirana. Presionet që janë ushtruar në orët e provimit kanë ndikuar sipas maturantëve tek përqëndrimi i tyre dhe “matematika” mund të kthehet në lendën që ju djeg endrrat për studimet e larta.

Krah tyre në këtë protestë ishin edhe mësues e prindër që jashtë kamere u shprehen të zhgenjyer nga kjo sjellje që sipas tyre ju penalizon fëmijet për studimet universitare, pasi në provimet e mëparshme nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Maturantët e Oso Kukës kanë mbledhur edhe firmat për t’i dërguar një peticion ministrisë lidhur me pretendimet e tyre për këtë provim të matematikës.