Nga 11 marsi maturantët do të të njihen më tepër me procedurat e aplikimit në universitete.

4 ditë më vonë do të nisin edhe aplikimet ne portalin qeveritar e-albania, të cilat do të zgjasin deri në fund të marsit. Risia e këtij viti është se maturantët do të mund të bëjnë aplikimet edhe në portalin “Maturanti” që nga data 25 mars deri më 10 prill. Drejtoria Arsimore Rahjonale në Shkodër bën me dije gjithashtu se maturantët mund të njihen me programet e studimit përmes materialeve të publikuara në internet nga vetë universitetet.

Aplikimet që maturantët do të bëjnë në formularin A1 do të afishohen edhe në ambientet e shkollave. Kjo u jep mundësi atyre që të kuptojnë nëse kanë bërë aplikime të gabuara. Nëse kjo ndodh maturantëve u jepet edhe një mundësi e dytë për korrigjim deri në datën 30 prill.

Artikulli paraprak550 BIZNESE DEBITORË NDAJ BASHKISË
Artikulli tjetërTHEHI, PRENÇI: BASHKIA S’KA KAPACITETE PËR RRUGËN