Maturantët i kanë dorëzuar ministrisë së Arsimit një draft me 10 pika, ku i kanë lënë afat ministrisë së Arsimit deri sot në darkë në orën 00:00 për të kthyer një përgjigje.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet dobësimi në ministrinë e arsimit, ne sapo kemi mbaruar dhe proceduar të gjitha gjërat e duhura, tani është lënë afat deri në përfundim të ditës së sotme për përgjigje, nëse ku ka një përgjigje do të pasohen me protesta të tjera. Gjithçka të bëhet transparente dhe e drejtë”, tha një nga përfaqësueset e maturantëve.

Maturantët akuzojnë ministren e Arsimit se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua, për këtë arsye kanë dalë me kërkesa të qarta ku përveç rivlersimit, kërkojnë uljen e katofit të vlerësimit dhe Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.

Ato kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë e provimeve të tjera nëse nuk marrin zgjidhje. Ato kanë përgatitur një dokument, duke argumentuar se përse kërkojnë rivlerësim të testit. Mes të tjerave, sipas maturantëve, pyetjet e hartuara kishin më tepër qëllim ngatërrimin e maturantëve se të të testonin dijet e tyre. Ndërkohë, theksojmë se një nga kërkesat e tyre, është plotësuar. Kohëzgjatja e provimit është shtuar me 30 minuta.

Artikulli paraprakMATURANTËT NUK NDALEN, BLLOKOJNË RRUGËN PARA MINISTRISË
Artikulli tjetërKISHA, MASSAFRA: MOS VRISNI, HAKMARRJA E ZOTIT ËSHTË FALJA