Maturantët në gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar provimit të parë të gjuhës së huaj. Në Shkodër janë 1533 nxënës të shkollave të mesme të cilët morën pjesë në këtë provim shprehet drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadija.
10 nxënës janë me aftësi ndryshe për të cilët janë marrë gjitha masat për t’i ofruar kushtet e duhura që të marrin pjesë në provimin e gjuhës së huaj.
Drejtorja Kadija thotë se numri i maturantëve krahasuar me një vit më parë është i njëjtë.Ndërkohë janë siguruar të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore.
Ndërkohë në ditët në vazhdim maturantët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë do t’i nënshtrohen edhe tri provimeve të tjera të maturës shtetërore, matematikë, gjuhë shqipe dhe lëndë me zgjedhje.