
Maturantët kanë paralajmëruar sot në orën 10:00 një protestë para Kryeministrisë.
Ata kundërshtojnë formulën e pranimit në universitete dhe reformën në arsimit, pasi sipas tyre ka shkaktuar përjashtimin e shumë maturantëve, megjithëse me mesatare të lartë. Sipas maturantëve dhe studentëve, ky sistem i ri në arsim favorizon Universitetet private. Një ditë më parë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në përgjigje të ankesave të maturantëve pas daljes së listave paraprake të fituesve në Universitete, tha se kjo është vetëm faza e parë dhe siguroi se asnjë maturant që plorëson kriteret e studimit nuk do të përjashtohet nga sistemi. Si garanci për studentët, Nikolla referoi sistemin e ri të ankesave dhe numrin e lartë të kuotave që ofrojnë Universitetet.






