Maturantët në Shkodër iu nënshtruan këtë të martë provimit të Gjuhës së Huaj. Pas përfundimit të testit, shumë prej tyre u shprehën se provimi ishte në një nivel mesatar vështirësie dhe brenda pritshmërive të tyre.Megjithatë, ata treguan se shqetësimi më i madh mbetet provimi i matematikës, të cilin e konsiderojnë si më të vështirin në ciklin e provimeve të Maturës Shtetërore.
Maturantët ndanë edhe planet e tyre për të ardhmen, duke theksuar se synojnë të vazhdojnë studimet e larta kryesisht në universitetet shqiptare.
Provimit tw Gjuhës së Huaj nw Shkodwr iu nënshtruan gjithsej 1444 maturantë, duke shënuar nisjen e procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit.

Artikulli paraprakSHKODËR, 1444 MATURANTËNË PROVIMIN E GJUHËS SË HUAJ
Artikulli tjetër“RAPORTI I AVOKATIT TË POPULLIT 2025”