Për maturantët, kjo periudhë është më e rëndësishmja. Pas provimeve të maturës, ata duhet të zgjedhin degët e studimit në universitet. Drejtorja Brisela Kadija tregon se nga këshillimi I karrierës me nxënësit, rezulton se programi më I preferuar I maturantëve ekselentë është mjekësia.

pjesa më e madhe e maturantëve ndjekin studimet në universitetet shtetërore, kryesisht në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Gjatë ditëvë në vijim, maturantët përmes portalit U- Albania do të përzgjedhin programet e studimit dhe fakultetet ku duan të zhvillojnë studimet për 3 vitet e ardhshme. Për shkak të këshillimit të karrierës të zhvilluar gjatë vitit shkollor, maturantët janë të gatshëm të fillojnë rrugëtimin e tyre në formimin e mëtejshëm akademik në fusha të ndryshme

Artikulli paraprakFLUKS VIZITASH NË QENDRËN SHËNDETSORE VELIPOJË
Artikulli tjetërI NXEHTI PËRVËLUES BOSHATIS LEZHËN