Gjashtëdhjetë e nëntë emigrantë humbën jetën pasi një varkë plot me emigrantë u përmbys më herët këtë javë pranë bregut të Mauritanisë, njoftuan të premten autoritetet e rojes bregdetare. Tragjedia ndodhi pasi pasagjerët e anijes panë dritat e një qyteti bregdetar rreth 80 kilometra në veri të kryeqytetit Nouakchott. Kjo gjë shkaktoi një panik mes pasagjerëve, të cilët u grumbulluan në njërën anë të anijes, duke e përmbysur atë.

“Kur migrantët panë dritat e qytetit Mheijrat, ata u përpoqën të lëviznin në njërën anë të anijes, duke shkaktuar përmbysjen,” tha kreu i rojës bregdetare.

Anija besohet të ishte nisur nga Gambia një javë më parë, duke transportuar rreth 160 persona, përfshirë shtetas të Senegalit dhe Gambias. Fillimisht, numri i të vdekurve u raportua si 49, por më vonë autoritetet e rritën këtë shifër në 69. Shtatëmbëdhjetë persona arritën të shpëtonin. Mijëra migrantë kanë humbur jetën në vitet e fundit gjatë kalimeve të rrezikshme detare midis Afrikës dhe Evropës. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), vetëm në vitin 2024 kanë humbur jetën të paktën 8,938 persona.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakU BOJKOTUA NGA OPOZITA, SPIROPALI: KUVENDI PËRFUNDOI SHQYRTIMIN E POZICIONEVE NEGOCIUESE PËR GJASHTË GRUPKAPITUJT
Artikulli tjetërSHQIPTARËT E VITIT 2024 PUNUAN MË PAK SE NJË VIT MË PARË