Sot është Festa e Pavarësisë së Shqipërisë. Flamuri kuqezi valëvitet kudo, ndërkohë që shteti shqiptar ka 104-vjetorin e festës më të rëndësishme.

Evente të ndryshme zhvillohen gjatë kësaj dite, jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, por edhe atje ku ka shqiptarë. Urimet “kryqëzohen” nga të katër anët e botës. Të gjithë urojnë shtetin amë, në këtë përvjetor të 104-ërt të pavarësisë. Një nga urimet e veçanta ka mbërritur nga mbrojtësi i kombëtares tonë kuqezi, Mërgim Mavraj. Përmes një fotoje të hedhur në faqen e tij në rrjetin social facebook, Mavraj shfaqet me një palë syze interesante, në të cilat përthyhet edhe urimi i rastit për bashkombasit e tij në ditën e pavarësisë. Po ashtu, nuk mungojnë edhe dy fjali, domethënëse dhe prekëse: “Shoh Kuqezi! Marr frymë shqip!” Një moment për të unifikuar qëndrimet e kundërta të kohëve të fundit, për identitet shqiptar dhe kosovar. Ky 104-vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë le t’u shërbejë kokave të nxehta për të shkuar drejt emëruesit të përbashkët, se jemi një komb, kemi një identitet e flamur kombëtar, atë kuqezi, ndërsa shtetet shqiptare në Ballkan le t’i konsiderojmë edhe dy por të imponuara nga rrethana të tjera.

Artikulli paraprakPROMOVOHET NUMRI I PARË I REVISTËS “GEGNIA”
Artikulli tjetërVLONJATËT BOJKOTOJNË PAS 104 VITESH CERËMONINË E PAVARËSISË, JA ARSYEJA