Vllaznia kërkon fitoren në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës.

Objektivin e bën të ditur zëvendëstrajneri i Vllaznisë Aleksandër Maxhar. “Skuadra është 100% gati, e dimë se ndaj kujt luajmë dhe respektojmë shumë Tiranën. Nuk shkojmë në Laç për turizëm. Do të bëjmë më të mirën dhe të luajmë një futboll të bukur në mënyrë që të marrim 3 pikët nëse është e mundur. Pas dy fitoreve ndaj Teutës dhe Kamzës situata në ekip është më e mirë. Është normale që pas humbjes me Laçin ekipi të kishte luhatje dhe dy fitoret na bëjnë shumë mirë ndaj besoj se ndaj Tiranës mund të marrim një rezultat pozitiv. Mendoj se Tirana është një skuadër e mirë dhe e kam në takimin ndaj Skenderbeut që ka dominuar totalisht por pavarësisht kësaj ne synojmë që të marrim më të mirën nga kjo përballje. Kemi dëmtime sepse fusha e Kamzës ishte shumë e keqe dhe nuk e di se si FSHF lejoi që të luanimin aty. Kushtet nuk ishin shumë normale dhe ndaj patëm edhe dëmtime që mund të na kushtojnë”. Edhe barazimi do të ishte një rezultat pozitiv për Vllazninë në përballjen ndaj Tiranës. “Nëse sot do na kërkonte kush të firmosnim për një barazim do e kishim bërë këtë gjë nuk është problem as barazimi por ne do të përpiqemi edhe për fitore. Për ne është shumë mirë luhet ndeshja me Tiranën në Laç sepse është një fushë neutrale ndërsa për ata nuk është shumë gjë e mirë sepse do të ishte shumë më e vështirë nësa do të luanim në Tiranë”. Ndeshja Tirana-Vllaznia luhet ditën e diele në stadiumin e Laçit në ora 14:00, një përballje kjo e cila gjithnjë dhuron emocione.

Artikulli paraprakTË DIELËN NDRYSHON ORA, 60 MINUTA MBRAPA
Artikulli tjetërBURG PËR SHTATË LAÇIANËT QË KULTIVONIN KANABIS