Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për heqjen nga rendi i ditës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim kërkesa është hedhur poshtë dhe emri i Avokatit të Popullit zgjidhet sot.

Më herët, opozita deklaroi se kishte tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi anulimin e procesit.

6 janë kandidatët të cilët sot do të hidhen në votim në Kuvend, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

Artikulli paraprakTOPALLI SQARON: ISHIN FIRMA PËR MBËSHTETJE, JO PROPOZIM PËR AVOKATIN E POPULLIT
Artikulli tjetërELVIN GOGAJ PREZANTON PLATFORMËN: JA KATËR SHTYLLAT E VIZIONIT TIM NËSE ZGJIDHEM NË KRYE TË SPAK