
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Qarkun e Lezhës, po mbahet proçesi i primareve në Partinë Demokratike.Qendrat e votimit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë hapur në oren 8 të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa numri i anëtareve me të drejtë vote në të tre degët e PD është 7600 përsona dhe në garë janë 19 kandidatë.Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Donika Ndoj thotë se primaret janë në proçes i rëndësishem për këtë force politike, duke ftuar anëtaret që të bëhen pjesë e votimit.
Kandidatet e primareve thonë se ky proçes do ti bëjë më të fortë dhe të bashkuar demokratet për tu përballuar me betejen elektorale të 11-majit.
Mes 19 emrave që garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës janë tre deputetet e kësaj force politike Elda Hoti, Kastriot Piroli e Lindita Metaliaj si dhe dy ish kryetaret e PD në Lezhë dhe Mirditë Gjin Gjoni e Aleksander Lala.Përmes këtij proçesi strukturat e partisë do të kenë mundësinë të zgjedhin kandidatët që do të përfaqësojnë më mirë vlerat dhe prioritetet e tyre politike, në Kuvendin e Shqipërisë.