Partia Demokratike në Lezhë po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale, ku në garë janë tre kandidatë me eksperiencë të mëparshme në strukturat e partisë dhe në pushtetin vendor.Kryetarja e komanduar, pas dorëheqjes së Gjin Gjoni, i cili mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit, Donika Ndoj; ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj; si dhe ish-kryetari i degës së PD Lezhë për periudhën 2014–2018, Paulin Marku, janë emrat që garojnë për drejtimin e degës.Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa sipas të dhënave janë rreth 4 mijë anëtarë me të drejtë vote.Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, u shpreh se procesi po vijon pa probleme dhe pjesëmarrja në votim është e kënaqshme.

Sipas Gjonit, pas zgjedhjes së kryetarit të ri do të nisë riorganizimi i plotë i strukturave të partisë në Lezhë, me synim forcimin e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet e radhës.

Pas procesit të votimit do të nisë numërimi i votave dhe rezultati pritet të shpallet mbrëmjen e kësaj të diele.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ PËRFSHIN LEZHËN
Artikulli tjetërMYSELIM, BANORËT KËRKOJNË RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS