
Mbi 20 artistë të vegjël nga shkolla Shkolla “Besëlidhja” u ngjitën në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë, në edicionin e tetë të festivalit “Erdhi Pranvera”.I konceptuar dhe realizuar nga mësuesja Leonora Haxhia, festivali vjen si një hapësirë ku talentet e reja prezantohen dhe hedhin hapat e parë në rrugëtimin e tyre artistik.
Edicioni i këtij viti solli një atmosferë plot emocione, energji dhe krenari për të rinjtë pjesëmarrës, ndersa vetë ideuesja Leonara Haxhia u shpreh se ky festival është një ftesë e parë për fëmijët që kanë pasion për muzikën, duke theksuar se pikërisht nga kjo skenë nis rruga e tyre drejt artit.
Drejtuesit e arsimit dhe te shkolles “Beselidhja” theksuan se arti ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të qytetit dhe një burim krenarie, që sot pasqyrohet edhe përmes nxënësve.
Festivali zgjati mbi 60 minuta dhe skena u mbush me zëra që spikatën për talentin e tyre, duke dëshmuar se pasioni, përkushtimi dhe guximi janë çelësi i suksesit që në moshë të hershme.






