Mbahet Festivali i I i zogjve në Shqipëri,ekspozohen mbi 1000 lloje

Mbi 1000 zogj të klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme janë ekspozuar sot në Tiranë në Festivalin e parë të zogjve në Shqipëri mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe organizuar nga Shoqata ” Mbarështuesit e Kanarinave”-Shqipëri (MK), ne bashkëpunim me Shoqatën e Ornikulturës së Pulias në Itali. I pranishëm në këtë aktivitet të parë të kësaj natyre, zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu përgëzoi organizatorët dhe theksoi se ky është :”Aktiviteti i parë në nivel ndërkombëtar në Shqipëri dhe ka për qëllim ndërgjegjësojë publikun dhe mbarështuesit në veçanti për të drejtat dhe detyrat që ushtrohen ne hobin e mbarështimit te zogjve në zbatim të legjislacionit shqiptar.” Aktiviteti i shërben mbarështimit të specieve të kultivuara, sidomos atyre që rrezikohet të zhduken nëse nuk mbështeten nga kultivimi artificial (nga njeriu) siç është lloji i kanarinës së butë, për të ruajtur dhe zhvilluar këto specie që janë një dëshmi e gjalle e përpjekjeve qindra vjeçare te kultivuesve të pasionuar, për ruajtjen e larmisë biologjike te specieve qe nuk mund te riprodhohen ne kushte natyrore” Gjyqtarët dhe ekspertë te huaj kanë shpjeguar se kjo është e para ekspozitë ornitologjike në Shqipëri, dhe shpresohet që së shpejti të shndërrohet në një traditë të përvitshme.