Myftinia Shkodër organizoi konferencën e 6-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skënder Bruçaj, i cili dha mesazhet e tij drejtuar pjesëmarrësve në konferencë.Kryetari i KMSh-së theksoi se detyra e imamëve dhe prijësve fetarë sot, në këto kohë të vështira plot sfida, bëhet përherë e më i rëndësishëm në drejtim të edukimit të rinisë me vlerat e besimit. Një mesazh për imamët dhe eshe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili vlerësoi pozitat e imamëve dhe prijësve fetarë si busulla udhëzuese për rininë dhe shoqërinë. Konferenca u përqendrua tek boshti: “Rinia dhe edukimi fetar”, ku referuan dhe dhanë mesazhet e tyre, imamët dhe teologët e nderuar: Lavdrim Hamja, Ruzhdi Plangaj, Naim Drijaj, Ervil Kuçi, Arben Halluni dhe Durim Kasemi.