Eshte mbajtur ne shkoder premiera e filmit “drejt fundit.Ambicie për para, intrigë, pazare dhe larje hesapesh, këto tematika të mafias, janë fiksuar në film nga Drilon Hoxha. Salla e kinema Millenium mirepriti nje numer te konsiderueshem qytetaresh te cilet shprehen interesin e tyre mbi kete realizim shqiptar.

Protagonistet shprehen te kenaqur nga ngrohtesia qe I ofroi publiku I shkodres ndersa nenvizojne se rrugetimi do te vazhdoje ne te gjitha qytetet shqiptare. “Drejt Fundit”, premiera e filmit të parë aksion eshte prodhim tërësisht shqiptar.Personazhi në qendër të dramës i futet një rruge pa kthim duke rrezikuar gjithëka vetëm për të fituar para.Në film, eshte menduar qe te interpretojnë aktorë të rinj pa dashur të zhvendoset vëmendja nga skenari tek figurat e njohura të kinemasë.Filmi i xhiruar në shumicën e skenave në kryeqytet, është një projekt që u finalizua pas dy vitesh xhirim dhe prej 22 tetorit po shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri.