Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si rruga drejt integrimit të rajonit në BE. Kryeministri Edi Rama ka ftuar për të marrë pjesë në këtë samit përfaqësues të BE-së, siç është Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ndonëse dje e pranishme në samitin kushtuar Ukrainës ishte presidentja Vjosa Osmani, sot Kosova nuk do të ketë përfaqësues, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë. Po ashtu në këtë samit merr pjesë dhe kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRESHJE TË DOBËTA SHIU, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSOT SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIRANË, RAMA: TË LËMË MËNJANË DALLIMET MES NESH DHE TË TRANSFORMOJMË RAJONIN