Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati, do të jenë dy avokatet e shtetit për procesin Berisha. Sot, në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha do të përfaqësohet nga dy zonja. Ndaj Berishës ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites.

Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme pasi i caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, pak orë më vonë e zëvendësoi këtë të fundit me një tjetër. Shkak i vendimit është bërë një postim i bërë më herët nga Simoni në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakSTUDENTËT E MJEKËSISË SËRISH NË PROTESTË, MBLIDHEN PARA AMBIENTEVE TË UMT, VIJON BOJKOTI I MËSIMIT
Artikulli tjetër‘DËGJON ZËRA’, KUSH ËSHTË AUTORI I MASAKRËS NË SHBA?