Do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës një tjetër seancë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kujtojmë që dje gjatë votimit të raundit të pare mungoi kuoruimi i nevojshëm për vendimarrje.

Raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit. Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Tre deputetë të LDK, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Në garë për kryetarin e shtetit janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, nga mazhoranca që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi do të nisë punimet në orën 17:00.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Artikulli paraprakSHKODER, POLICIA ARRESTON 34-VJEÇARIN E SHPALLUR NE KERKIM PER VRASJE ME PARAMENDIM
Artikulli tjetërRAMA DHE MANASTIRLIU INSPEKTOJNË SPITALIN E FIERIT DHE JAPIN LAJMIN: HAPET PËR PAK DITË, DO TË OFROJË SHËRBIM TË NIVELIT TË LARTË