Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. S., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke mbajtur veshur një jelek antiplumb si ata që përdor Policia;
-R. D., 39 vjeç, banues në fshatin Obot, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-B. L., 35 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. S., 34 vjeç, për motive pronësie;
-F. G., 76 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin K. S., 35 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. P., 64 vjeç, P. K., 61 vjeç, A. D., 61 vjeç dhe E. N., 43 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.
Vau i Dejës/Dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. P., 58 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në ambientet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakGEO CONSULT PO MBAN PENG PDV E ZONËS HISTORIKE SHKODËR
Artikulli tjetërGRATË DHE NËNAT E RROBAQEPËSISË DHUROJNË PËR FËMIJËT