Hajduti më i famshëm në Shqipëri është arrestuar sërish. Sapo ka mbaruar kohën e vuajtjes së dënimit dhe ka dalë jashtë,

Saleo Stojani ka rifilluar përsëri aktivitetin kriminal në fushën e vjedhjes. Ai i ka marrë me dhunë telefonin një gruaje. Saleo Stojani, 24 vjeç, banues në Korçë është i dënuar disa herë më parë. I riu një ditë më parë rreth orës 21:35 u kap menjëherë, pasi në qendër tek rruga “Ded Gjo Luli”, i kishte vjedhur me dhunë telefonin e markës “HTC”, shtetases N. V., 19 vjeçe, banuese në Valias.