Kryeministri Edi Rama reagon për mbërritjen e vaksinave të tjera anti-Covid në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ku publikon edhe video nga mbërritja e vaksinave, Rama thekson se kanë ardhur 100 mijë doza të tjera, pas 24 orësh vonesë, pas pezullimit të fluturimeve.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid💪
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë🇦🇱😍”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=166408945345330

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“HELIDON, NDOSHTA 100 VITE JANË SHUMË, POR AMA 7 MANDATE JANË PAK”, URIMI I SHTABIT TË PD PËR HELIDON BUSHATIN
Artikulli tjetërARDHJA E VAKSINAVE TË REJA, MANASTIRLIU: PROTESTA E KONTROLLORËVE SHTYU PROCEDURAT ME 48 ORË. AHMETAJ: JAVËN TJETËR VIJNË 50 MIJË DOZA SPUTNIK V