Mbrëmjen e së martës kanë mbërritur në Shkodër haxhilerët që kryen haxhin për 20 ditë në vendet e shenjta të Mekës dhe Medines. Pas mbërritjes në Shkodër, ato shprehen emocionet e tyre për këtë rit të kryer, ndërsa theksuan se nuk ka fjalë për të përshkruar këtë kënaqësi.

Ndërkohë, myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari tha se këto haxhilerë bashkërisht janë lutur në vendet më të mira të globit, në kohë të çuditshme dhe në kohë sprovash, si edhe në kohë paradoksesh

Haxhi është një prej pesë shtyllave të fesë islame, teksa këtë vit nga Shkodra kanë qenë 104 haxhilerë.

Artikulli paraprakDITA KUNDËR GJUHËS SË URREJTJES
Artikulli tjetërRIPAROHET URA E RE E BUNËS