Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe Ambasadori Austriak Christian Steiner, kanë pritur mbrëmjen e sotme 16,380 vaksina Pfizer që mbërriten në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Manastirliu tha se po shkojmë drejt 1 milion vaksinimeve, ndërsa kanë mbërritur mbi 1.120.000 vaksina deri tani. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të intensifikohet procesi gjatë verës.

Ambasadori Luigi Soreca u shpreh se deri tani janë rreth 60 mijë vaksina Pfizer që BE ka sjellë për Shqiperinë, ndërsa brenda muajit gusht do të plotësohet kontrata prej rreth 150 mijë vaksinave. Ambasadori austriak Christian Steiner, u shpreh se vaksinat e administruara nga Austria, si pjesë e mbështetjes së BE, janë tregues i qartë i solidaritetit dhe mbështetjes për popullin shqiptar.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 1,120,070 doza vaksine ndaj COVID-19. Deri tani janë kryer 994,081 vaksinime.