Në Qarkun e Lezhës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të së dieles së 11-majit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjet për ditën e votimit. Të kater Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në këtë qark kanë marrë tashmë materialet përkatëse, në një proces që autoritetet e kanë cilësuar si të qetë dhe të rregullt. Keler Sufja, kryetari i KZAZ nr. 12 në Bashkinë e Lezhës, thotë se strukturat janë të përgatitura për çdo situatë të paparashikuar që mund të lindë gjatë vijimit të procesit zgjedhor.

Procesi zgjedhor në Lezhë shihet si një provë e rëndësishme për besueshmërinë e institucioneve dhe angazhimin e aktorëve politikë për zhvillimin e një gare të ndershme. Në të gjithë qarkun janë ngritur strukturat e nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e procesit deri në shpalljen e rezultateve.

Artikulli paraprak“GJELBËRIMI NË AMBJENTET E SHKOLLËS”
Artikulli tjetërRAMA NË FUSHË KRUJË: PS VJEN TEK JU ME KOKËN LART, NA JEPNI BESIM QË TË BËJMË MË TË MIRËN PËR 4 VITET E ARDHSHME